Të kesh një vend të mirë pune në Shqipëri do të thotë të kesh të njohur apo siç quhet ndryshe mik, të tjerat janë thuajse të parëndësishme.
Së fundmi janë zbuluar se shumë fëmijë të politikanëve shqiptarë janë të punësuar në adminstratën publike në poste shumë të rëndësishme.
Dje u publikuan disa nga emrat e kryebashkiakëve që kanë të punësuar familjarët e tyre në poste të mëdha, ndërsa sot është publikuar lista me emrat e fëmijëve të politikanëve që kanë poste të rëndësishme.
Albcontrol dhe Banka e Shqipërisë janë ndër institucionet e synuara për vende pune për të gjithë familjarët e ministrave dhe politikanëve.
Më poshtë, do hasni në emra dhe mbiemra të njohur, që nga djali i Napis Naços, djali i Gramoz Ruçite deri tek vajza e Lindita Nikollës.
Lista e deputetëve dhe kryebashkiakëve që kanë punësuar familjarët e tyre në administratë:
– Martin Sterkaj, Albcontrol, i biri i deputetit Paulin Sterkaj
– Eneo Zguri, Albcontrol, i biri i ish-kreut të KQZ, Klement Zguri
– Brisilda Spahiu (Celibashi), Albcontrol, e bija e Nesim Spahiut, kryebashkiak i Skraparit
– Ledian Ruçi, Alb Control, i biri i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit
– Blerta Tusha, Alb Control, bashkëshortja e Artur Bushit, kryetar i bashkisë Krujë
– Panajot Dhima, Albpetrol, bashkëshorti i deputetes Antoneta Dhima
– Livia Nikolla, Banka e Shqipërisë, e bija e kryetarës së Kuvendit, Lindita Nikolla
– Margerita Topalli, Banka e Shqipërisë, e bija e ish-kryetares së kuvendit Jozefina Topallit,
– Adela Bode, Banka e Shqipërisë, e bija e ish-ministrit të finanaceve, Ridvan Bode
– Betina Naço, Banka e Shqipërisë, e bija e deputetit, Nasip Naço
– Aldo Dhima, Banka e Shqipërisë, i biri i deputetes, Antoneta Dhima
– Elvis Piro, Banka e Shqipërisë, i biri i deputetes, Tatiana Piro
– Hasan Manja, Drejtori Shendetit Publik Dibër, vëllai i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja
– Fari Manja, OSHEE Dibër, vëllai i i ministrit të Drejtëisë, Ulsi Manja
– Klodian Manja, drejtoria e Pyjeve Dibër, djali i vëllait i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja
– Shaziman Manja, Drejtori i Trajtimit të Studentëve tek Teknologjiku, vëllai i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja
– Saimir Suli, KESH, i biri i kryetarit të bashkisë Kamëz, Rakip Suli.