Është shkarkuar nga detyra drejtori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj. Lajmin e ka bërë të ditur “Ballkan Web”, ku raporton se ky shkarkim vjen vetëm 8 muaj pas qëndrimit të tij në detyrë.
Arsyet e shkakrimit të Ismailajt kanë motivacion zyrtar, pasi lidhen me performancë të ulët në punë dhe një sërë ankesash nga qytetarët dhe bizneset në adresë të tij.
Ismailaj është drejtori më jetëshkurtër i IKMT gjatë qeverisjes Rama. Vendin e tij e zuri Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.