Skip to content
Kronikë

Fier/ 39-vjeçari gjendet i vrarë brenda makinës, dyshohet se ka vrarë veten

· 1 min lexim

Eshtë gjetur i pajetë mesditën e sotme një 39-vjeçar në fshatin Daullas të Libofshës.

Policia dyshon se shetetasi me iniciale J. B, është vetvrarë me armë zjarri, ndërkohë që banorët e zonës thonë se nuk e kane parë më parë atë person.

Gjithashtu ata i kanë treguarpolicisë se zona ka qenë e qetë dhe se nuk janë dëgjuar krisma arme, por kanë parë vetëm makinë e parkuar rreth orës 8: 30 të mëngjesit.

Ndërkohë, grupi i ekspertizës është duke kryer veprimet hetimore në vendngjarje.