Skip to content
Politikë

“Çështja Gërdeci”/ Pse u shty gjyqi ndaj Fatmir Mediut?

· 1 min lexim

Seanca për çështjen Gerdeci në të cilën është i akuzuar ish-ministri i Mrojtjes, Fatmir Mediu është shtyrë. Mediat raportojnë se shkak është bërë mungesa e dy avokatëve të ish-ministrit.

Avokatët Henrik Ligori dhe Ardian Visha kanë justifikuar mungesën e tyre në seancën e gjyqësore. Henrik Ligori nuk ishte prezent për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa Ardian Visha ndodhet jashtë shtetit.

Pritet që kjo senacë të zhvillohet me 30 nëntor në orën 10:00. Për këtë çështje pritet që të dëshmojnë para trupës gjykuese të GJKKO-së 71 dëshmitarë, ku mes tyre do të jetë edhe Shkëlzen Berisha.

Pak ditë më parë ish-ministri ka hedhur akuza ndaj procesit gjyqësor, që e cilëson të paligjshëm.