Skip to content
Politikë

KQZ i la mandatin Kreshnik Hajdarit, “Bashkë Fitojmë” dorëzon çështjen në KAS

· 1 min lexim

Çështja e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari duket se nuk ka fund!

Pas përballjes së tij me KQZ-në, nga ku doli i fituar dhe mbrojti mandatin e tij, kryebashkiaku Kreshnik Hajdari u përball edhe me SPAK, i cili e akuzon për korrupsion dhe abuzime me postin.

Mirëpo, kundërshtarët e tij politikë, ata të kualicionit “Bashkë Fitojmë” nuk janë dorëzuar para vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ata e kanë çuar ankesën dhe kërkesën e tyre për Hajdarin në KAS

Përqafësuesit e “Bashkë Fitojmë” e cilësojnë absurd fakti që KQZ nuk i hoqi mandatin Hajdarit, pasi u konfirmua se ai ishte dënuar në shtetin grek dhe sa ka gënjyer në formularin e dekriminalizmit.