Një ngjarje e nisur për motive të dobta mes dy familjarëe mund të kishte rezultuar fatale në Cërrik. Ditën e sotme është arrestuar 57-vjeçari me inicialet N.K pasi ka qëlluar me sende të forta nipin e tij, 34-vjeçari me inicialet N.K pasi ka qëlluar me sende të forta nipin e tij, 34-vjeçarin M.K. Aktualisht 34-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut, por nën kujdesin e mjekëve për plagët që ka marrë, ndërkohë që 57-vjeçari ndodhet në rajonin e policisë duke dhënë deklaratën e tij.
Deri më tani është bërë e ditur se përplasje mes të dyve ka ndodhur për motive të dobta, por ende pa zbuluar asnjë detaj.
Tashmë çështja ka kaluar në Prokurori dhe pritet të merret vendimi nga Gjykata e Elbasanit, ku akuza ka për të qenë për veprën penale “ Dhunë në familje”.
Njoftimi i policisë
“Godet me sende të forta nipin e tij, arrestohen nga Policia 57 vjeçari.Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin:N.K., 57 vjeç, banues në fshatin Shkozë, të Belshit, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta nipin e tij shtetasin: M.K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.Materialet hetimore kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në familje”