Është mbajtur sot Forumi i Medias për Europën Juglindore, ku i pranishëm ka qenë dhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili duket se këtë herë është zënë ngushtë nga pyetjet e gazetarëve.
Në fjalën e tij ai tha se duhet një rregullim i platforme online të komunikimit, pasi sipas tij është njësoj si një xhunël. Ai tha se nga mënyra se si komunikohet sot online njerëzit mund të lëndohen dhe të preken, ndërsa mori shembull rastin e tij personal, ku sipas tij ka rënë pre e bullizimive dhe sigmatizimeve në platformat online.
“Mua më është bërë lëkura si beton. Kriminel, përdhunues, pedofil, abuzues dhe dhunues grash, të gjitha këto më janë thënë mua. Nuk më intereson. Kur nisa ta bëja këtë punë i kisha të gjitha flokët, tani kam shumë pak sepse po më bjen një nga një dita ditës. Unë thjesh po ju argëtoj, nuk kam asnjë lloj problemi. Vetërregullim, patjetër dhe pastaj shteti duhet të paguaj për vetërregullimin. Jo jo, shteti nuk do të paguaj asgjë dhe ju duhet të gjeni mënyrat për të paguar ashtu sikurse paguajnë politikanët nën vetërregullimin tuaj”– tha Rama.
Mirëpo, pas këtij fjalimi të kopsitur të Ramës, ka ardhur nga salla një koment nga një gazetar kroat, i cili është shprehur se edhe në vendin e tij mediat shkruajnë për problematika në politikat publike dhe për figurat publike, por nuk ndodh në asnjë moment që qeveria të ndërmarrë masa të rrepta kundër mediave.
Pas kësaj gazetari iu drejtua Ramës duke i thënë se u ankua për 24 minuta për median dhe vetërregullimin, ndërsa e kritikoi se i quan gazetarët dhe mediat “bastardë dhe joprofesionistë”.
“Unë do bëj një koment… Para këtij eventi, nga shumë autokratë dhe urryes të lirisë së fjalës dhe medias së lirë, mendova se është njëri që nuk është. Se mendova që është artist. Nuk mendova që zoti Rama është njëri nga ata si Erdogan, Gruveski, Gjukanoviç Mitsotaqis apo Orban e Vuçiç. Nuk e di situatën në Shqipëri me median, por me atë ç’ka tha zoti kryeministër në fillim, mendova se është një tmerr i vërtetë. Zoti kryeministër, nuk mund të na konsideroni bastardë ne të cilët i kemi kushtuar kësaj 30 vite nga jeta jonë”, tha gazetari, ndërsa replika e tij u prit me ovacione në sallë.
Rama e vazhdoi replikën duke vënë në dukje gazetarit se nuk e kishte dëgjuar siç duhet mesazhin e tij. Ndër të tjera kryeminsitri u shpreh se luftën me median e ka kryer njëherë dhe ka dalë i humbur.