Gjykimi i KQZ-së më në krye zotin Celibashi shpëtoi mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Mirëo, duket se furtunat për Hajdarin nuk kanë mbaruar këtu.
Sot SPAK ka thirrur si të pandehur kryebashkiakun e Kuçovës me akuzën për falsifikim të formularëve, pasi ka shkelur neni 190/2 të Kodit Penal shqipar.
Kjo thirrje për Hjadarin vjen dy ditë pasi Prokuroria, përmes një shkrese, njoftoi se ai është dënuar në Greqi në vitin 199 pasi ka kaluar ilegalisht në territorin grek, fakt që nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.
E njëjta çështje u shqyrtua edhe dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku për kryetarin e këtij institucioni nuk kishte ndonjë shkelje të madhe të bërë nga kryebashkiaku socialist.