Skip to content
Politikë

Gjykata pezulloi çështjen për statutin e PD, reagon përfaqësuesi i Bashës

· 1 min lexim

 

Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor i Lulzim Bashës, në procesin për njohjen e Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit, ka thënë se pezullimi i çështjes nuk reflekton dhe nuk krijon asnjë problem në organizim të brendshëm në PD.

“Partia do të funksionojë në bazë të statutit të 2 shtatorit. Regjistrimi në gjykatë është çështje formale. Gjyqi nuk ka lidhje me kryetarin”, tha ai.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur pezullimin për procesin në lidhje me regjistrimin e statutit të dy shtatorit të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, duke pranuar kërkesën e deputetëve të drejtuar nga Gazmend Bardhi.