GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro. Mësohet se Duro do të vuajë 2 vite e 8 muaj, pasi ka përfituar uljen e 1/3 së dënimit.
Po ashtu raportohet se për Duron u vendos edhe një dënim plotësues, i cili nuk e lejon atë të ushtrojë për 5 vite asnjë funksion publik.
Joana Duro, u akuzua për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.