Skip to content
Të Gjitha

Ndërroi jetë në fushën e lojës, trupi i sulmuesit të Egnatias do të prehet në Ganë

· 1 min lexim

Pasditën e së shtunës ndërroi jetë futbollisti i Egnatias, Raphael Dwamena, teksa ishte në fushën e lojës.

Ndërkohë që ditën e sotme nuk do të ketë homazhe për futbollistin, teksa bëhet me dije se trupi i tij nga morgu i Tiranës do të shkojë në Rinas, që më tej të prehet në vendlindje, në Ganë.

Nga ana tjetër, klubi i Egnatias, për të cilin luante 28-vjeçare mund të bëjë një cermoni nderimi por data është ende nuk është caktuar.

Kujtojmë që futbollisti 28-vjeçar nga Gana pësoi arrest kardiak në fushë, teksa po luhej ndeshja Egnatia-Partizani në stadiumin e Rrogozhinës. Duamena kishte prej kohësh probleme me zemrën, të cilat i dhanë goditjen fatale ditën e shtunë.

Klubet europiane e refuzuan pikërisht për shkak të problemit të tij shëndetësor, ndërkohë që në Shqipëri neglizhohen standardet shëndetësore.