Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg edukatoren e kopshtit privat “STINËT”, e cila dhunoi 3-vjeçaren duke i thyer këmbën. Majlinda Dehima u arrestua 3 ditë më parë dhe ka shprehur pendesë për ngjarjen dhe u ka kërkuar ndjesë familjarëve.
Përmes avokatit, Dehima ka kërkuar masë më të butë sigurie. Dehima ka pretenduar se nuk e ka lënduar të vajzën e mitur. ‘Nuk e kam prekur me dorë. Jam shumë e prekur me atë që ka ndodhur, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin.
Kërkoj shumë ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur, nuk do kisha dashur kurrë një situatë të tillë të kishte ndodhur’, është shprehur edukatorja Majlida Dehima para gjykatës.