Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka vazhduar me akuzat ndaj perëndimit në lidhje situatën në Gaza, e cila është gjendur përballë bombardime të Izraelit, të cilat nuk kanë kursyer as civilët.
Në samitin urgjent të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam, lideri turk u shpreh se është e turpshme se të gjitha këto vende që flasin për të drejtat dhe liritë e njeriut, heshtin për masakrën në Palestinë.
‘Kemi përballë një barbarizëm të paprecedentë në histori, ku spitalet, shkollat dhe kampet e refugjatëve po bombardohen dhe civilët po masakrohen Ne besojmë se duhet të krijohet një fond në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit Islam për rindërtimin e Gazës. Ata që heshtin përballë zullumit janë po aq partnerë në gjakderdhje sa edhe zullumqarët’, tha gjatë fjalimit të tij Erdogan.
SPAK në aksion te “Sami Frashëri”, në kërkim pronarët e Call Center-it, dyshohet polic i përfshirë
Operacioni i Prokurorisë së Posaçme kundër krimit të organizuar ka zbuluar detaje të reja nga aksioni i zhvilluar sot ndaj...








