Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia në kuadër të një operacioni të koduar “Transportuesi”, pasi gjatë kontrollit të automjetit që ai drejtonte, i janë gjetur dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me fishek në fole, gati për qitje, një silenciator, krehra e municion luftarak Policia sqaroi se shtetasi, Klajd (Albert) Celaku (Çelaku), akuzohet për trafik të armëve nga Kosova në Shqipëri..
Njoftimi:
Në kuadër të këtij operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, është finalizuar faza e dytë e operacionit policor të koduar “Transportuesi”.
Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me fishek në fole, gati për qitje, një silenciator, krëhra e municion luftarak, një automjet dhe një aparat celular.
Vihet në pranga një 44-vjeçar.
Më parë, në kuadër të operacionit “Transportuesi”, është vënë në pranga një shtetas dhe janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një punë intensive hetimore disajavore, kanë vijuar operacionin policor të koduar “Transportuesi”, dhe kanë goditur një tjetër rast të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen e tyre.
Si rezultat në rrugën “Llazi Miho”, u kap dhe u arrestua shtetasi K. (A). C. (Ç)., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të automjetit që 44-vjeçari drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me fishek në fole, gati për qitje, një silenciator, krehra e municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe një aparat celular.
Nga verifikimet e kryera dyshohet se 44-vjeçari, pasi ka siguruar armët e zjarrit në Kosovë, dyshohet se i ka trafikuar ato në Shqipëri, me qëllimin shitjen e tyre, te persona të tjerë.
Operacioni “Transportuesi” vijon. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Protesta e opozitës, zbardhet axhenda dhe bllokimi i rrethrrotullimeve
Protesta e opozitës do të zhvillohet nesër, më 26 nëntor, rreth orës 17:00. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka...