Pas mbylljes së protestës së opozitës ka reaguar menjëherë kryeministri Edi Rama që në një postim në Twitter shkuan:
“Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund, Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë. Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat! Autobuzin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021! Kur do flasim?”- shkruan kryeministri Edi Rama.
Rama ironizon marshimet e protestuesve nga kryeministria, Policia e Shtetit, Parlamenti, Ministria e Brendshme e së fundi Policia e Tiranës, duke thënë se këto marshime nuk e nxjerrin asgjëkundi PD-në.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama i drejtohet në vetën e parë Lulzim Bashës, duke i thënë se nuk mund ta rrëzojë qeverinë me kapsolla. Shefi i mazhorancës tregohet sërish i gatshëm për dialog kur përmend shprehjen: Kur do flasim?!
Rama nuk lë pas edhe vlerësimet dhe respektin për punën e policisë së Shtetit në garantimin e rendit dhe sigurisë.