Edhe komisioni i Integrimit u përfshi sot me debate dhe akuza mes deputetëve demokratë dhe atyre socialistë.
Ishin deputetët e opozitës ata që bllokuan mbledhjen duke u rënë tavolinave. Ishte Saimir Korreshi ai që akuzoi deputetët e maxhorancës se nuk po iu jepin fjalën demokratëve.
“Ju nuk po na jepnin akoma fjalën, ti thua buxhetin”, tha ai.
Më pas Oerd Bylykbashi tha se buxheti trajtohet sikur të ishte bakllava. “Sot e keni si bakllava, nesër si hallvë. Kështu e trajtoni buxhetin”, u shpreh Bylykbashi.
“Nuk ka kuptim që ky komision në çështjen më të rëndësishme që ka që është buxheti të silleni kështu”, replikoi drejtuesja e seancës, Etilda Gjoni.