Edhe për gjykimin e kryebashkiaut të Rrgozhinës, Edison Memolla ka një gjyqtar që do të gjykojë rastin në SPAK. Flora Hajredinaj është përcaktuar sot me short si gjyqtarja që do të vendos lidhur me kërkesën e SPAK.
Kujtojmë se Memolla akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” së bashku me shtetasit: Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku.
Seanca do të mbahet me 15 nëntor në orën 09:30 në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në Tiranë.