Seanca plenare e sotme është mbyllur vetëm 20 minuta nga startimi i saj. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka mbyllur seancën pas kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës.
Që pa nisur seanca, opozita shkoi në Kuvend dhe ndërmori aksionin e saj, duke përmbysur karrige dhe duke lëshuar tymuese. Kjo solli që Nikolla të ndërpriste seancën e sotme, pasi për shkak të tymit ishte e pamundur të vazhdonin punimet në Kuvend.