Emisioni investigativ “Stop” ka publikuar pamjet të reja nga dhuna e ushtruar nga edukatorja drejt vajzës 3-vjeçare në kopshtit privat “4 Stinët” në Tiranë.
Pamjet tregojnë qartë se rreth orës 10:00 të mëngjesit, diçka ka ndodhur me vajzën 3-vjeçare dhe se edukatorja ka qenë njaft e tensionuar. Më pas vërehet qartë se të miturës i është thyer këmba. Në video tregohet se sanitarja e kopshtit ka marrë vajzën në krahë dhe e ka vendosur në vendin e saj, më pas edukatorja vjen dhe e godet me vizore.
“Sikur të mos mjaftonte kjo, vajza e vogël tërhiqet zvarrë nga dora dhe ulet brutalisht në një karrige. Dallohet qartë se vajza ka dhimbje nga këmba dhe qan nën zë pasi ka frikë nga edukatorja, por kjo e fundit tregohet e pamëshirshme dhe vazhdon duke e goditur me vizore në trup vajzën e vogël që ajo të pushojë. Pra, nga këto pamje kuptojmë që vajza është lënduar rreth orës 10 të mëngjesit, por mosdhënia e ndihmës nga personeli dhe mbajtja për orë të tëra me këmbën e lënduar ka çuar në thyerje totale të kockës, ndërsa prindërit e vajzës u njoftuan 5 orë më vonë, në orën 3 të padites, atëherë kur situata kishte dalë jashtë kontrollit.”, raporton emisioni investigativ.
Ndërsa nga ana tjetër babai i vajzës për “STOP” thotë se janë lajmëruar se vajza nuk ndihej mirë, duke pretenduar se diçka e pickuar në këmbë.
“Kur e çuam vajzën në mëngjes ishte në rregull, si çdo ditë tjetër. Në orën 3, njoftohet nusja që “hajde merre vajzën sepse ka dhimbje tek këmba dhe po grindet, diçka e ka pickuar”. Këmba ishte e enjtur dhe ishte fryrë sa koka e vajzës. Kur mbërritëm në Urgjencën e “Ushtarakut”, u futëm brenda dhe kërkuam ndihmën e shpejtë dhe aty dolën mjekët që ishin specialistë të kësaj fushe dhe në momentin që i bënë grafinë, grafia doli në një thyerje shumë të keqe, ishte thyer këmba, pjesa e kofshës në një gjendje skandaloze.”, u shpreh ai.
Mësohet se prindërit e vajzës janë lajmëruar plot 5 orë me vonesë, pasi vajza kishte pësuar dëmtimeqë në orën 10:00, por u mbajt e fshehur nga personeli, ç’ka solli që këmba e vajzës 3 vjeç të kalonte në një gjendje akoma dhe më të rëndë, duke pësuar ëntje dhe thyrje totale të kockës.
Pamjet i gjeni më poshtë:
Videoja