Kryetari i kualicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ka reaguar sot nga zyrat e Kuvendit lidhur me marrëveshjen Rama-Meloni për strehimin e refugjatëve në vendin tonë.
Sipas Berishës kjo marrëveshje është e pavlerë pasi kryeministri është në një hetim ndërkombëtar. Ai shtoi në argumentin e tij se Rama është i gatshëm të firmosë çdo gjë për të shpëtuar veten.
“Duke shprehur respektin tim për Melonin më duhet t’i them se firma e Ramës në atë marrëveshje është pavlerë sepse Rama është në hetim ndërkombëtar dhe është i gatshëm të firmosë çdo gjë për të shpëtuar ‘menderen’ e tij nga ai hetim ndërkombëtar i pashpresë”, tha ai.
Kujtojmë se ditën e djeshme Rama në një deklaratë u shpreh se Shqipëria është e gatshme të mbështesë Italinë fqinje në strehimin e refugjatëve që vijnë nga vendet e tjera në brigjet italiane.
Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...








