Pasi kaluan nga kangjellat dhe u futën nga dritaret në Kryesinë e Kuvendit deputeti i PD Ervin Salianji është shprehur se ishte një akt simbolik për të treguar se nëse ka vullnet asgjë nuk ndalohet. Gjithashtu Salianji u shpreh për Neës 24 se kjo tregon edhe “banalitetin e agresionit të qeverisë’, që i detyron deputetët që të futen nga dritaret për të shkuar në punë.
“Ishte akt simbolik për të treguar se nëse ka vullnet, asgjë nuk ndalohet, por dhe për të treguar banalitetin e agresionit që bën qeveria me gardën që për të shkuar në vendin e punës deputetëve u duhet të hyjnë nga dritaret. Ndodhi ndonjë gjë? Patë gjë ju? S’ka sens të ndalohet deputeti. Ishte një shoë i PS që të tregonte se ka forcë”, tha Salianji.