Pasi ia arritën të futen në ambientet e brëndshme të Kryesisë së Kuvendit, ndonëse u përplasën me gardën dhe u detyruan të futen nga kangjellat dhe dritaret deputetët e opozitës ia kanë arritur të bllokojnë 3 komisione që po zhvilloheshin. Komisioni i Shëndetësisë, i Ligjive dhe më pas ai i Jashtëm janë ndërprerë për shak të debateve në sallë.
Komisioni i Shëndetësisë drejtohet nga deputetja Zheni Gjergji e cila bën pjesë në Grupin Parlamentar të Gazment Bardhit.
Ky rebelim nga ana e opozitës vjen pasi ata thonë se nuk do të ketë normalitet parlamentar derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre.