Deputeti i PD-së, Bledjon Nallabati u mor sot në pyetje në SPAK ngjarjes në parlament ku pati një përplasje fizike me kolegun socialist Vullnet Sinaj. Pak pas daljes nga SPAK, deputeti u ndal në një prononcim për mediat, ku deklaroi se nuk ka goditur askënd.
“S’kam goditur njeri, më ka tërhequr, e kam tërhequr. Të tilla veprime nuk nderojnë askënd.Në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se sa aq, si vjedhja masive që po u bëhet qytetarëve çdo ditë.Në projektbuxhet qindra miliona euro po shkojnë prapë për PPP-të, kjo duhet t’ju shqetësojë ju. Nuk patëm tensionim jashtë Parlamentit me Vullnet Sinën.”, tha ai.