Ish-kryeministri Sali Berisha në përfundim të mbledhjes së pjesës më të madhe të grupit parlamentar të PD dhe deputetëve të tjerë të opozitës ka njoftuar se do të vijojnë ‘betejën ndaj pozitës’, ndërsa u ka bërë thirrje deputetëve të PS që të ‘mos i provokojnë’ teksa opozita proteston në Kuvend.
“Diskutuam si t’i përgjigjemi dhëmb për dhëmb përpjekjeve të Ramës për vazhdimin e mohimit të të drejtave të deputetëve në Kuvend. Dënoj çdo provokim që bëhet në kohën që ne jemi në protestë në Kuvend, u kërkoj deputetëve të PS në Kuvend që të mos marrin rolin e provokatorit. Respektoni protestën. Mos ndodhë si dje, që ne protestonim dhe ata zhurmonin. Dje nuk pati dhunë se unë isha aty, nuk e goditi…”, tha ai.
Përjashtimin e 7 deputetëve nga Kuvendi, ai e komenton: Vendim i urdhëruar nga Rama, do marrë përgjigje çdo vendim i tyre që nuk përfill protestën e drejtë të deputetëve. Ju ftoj të jeni aty në 15:30. Ne do të protestojmë vetë.