Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

S’firmoste privatizimin e kubit “Partizani”, kush është gjenerali që akuzon Berisha

15:01 27/10/2023
Reading Time: 3 min lexim

Vladimir Qirjazi, ish- gjeneral brigade, ish- komandant i Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura është një emër i sjellë në skenë nga ish-kryeministri Berisha pasi SPAK arrestoi dhëndrrin e tij Jamarbër Malltezi. Por pse Berisha ka vënë në shënjestër Qirjazin? Gjeneral brigade Vladimir Qirjazi mbante postin e Shefit të Shtabit të përgjithshëm gjatë kohës ku po punohej opër privatizimin e kompleksit Partizani. Ai i rezistoi 3 vite privatizimit të ish- kompleksit, të cilin e konsideronte në shkelje të ligjit.

“Komanda mbështetëse, me drejtues gjeneral Vladimir Qirjazin, ky personalisht ishte bllokuesi kryesor”, akuzonte 3 ditë më parë Berisha para mediave.

Por si e zgjidhi Berisha një ‘problem’ të tillë? Me dekret të presidentit Topi nr. 6231, datë 2 shtator 2009, Qirjazi shkarkohet dhe në vend të tij me dekret 6291 datë 7 tetor 2009 emërohet në pozicionin e komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral Xhemal Gjunkshi.

Gjunkshi i gatshëm për t’u bindur urdhrave dhe për të nënshkruar menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim merr gjithçka në dorë. Në vetëm 24 orë bën plot 5 veprime.

Vetëm një javë pas emërimit, më datë 15 tetor 2009, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Arben Imami autorizon Xhemal Gjunshin si kompetent për shitjen e pronës.  Pa kaluar 24 orë, Gjunkshi kalon të gjitha procedurat që ishin të pamundura të kryheshin prej 3 vitesh nga Qirjazi.

Më 16 tetor në drejtim të Gjunkshit vjen një memo që i kërkon të bëhet kontabilizimin. Menjëherë ai ngre grupin e punës për të bërë kontabilizimin. Grupi i punës i pasqyron marrjen në dorëzim të pronës me vlerat kontabël përkatëse.

Gjithashtu Gjunkshi nuk humbet kohë por njofton Ministrinë e Mbrojtjes për kontabilizimin e pasurisë. Dhe në po të njëjtën ditë vetë Xhemal Gjunkshi bën dorëzimin e pronës te familjet e njohura pronare, ku firmos edhe Jamarbër Malltezi.

Ndërsa shitja zyrtare, në prani të noterit është bërë 5 ditë më pas, më datë 21 tetor. Në dokument firmos në emër të shtetit Xhemal Gjunkshi dhe ndër firmat e pronarëve edhe Jamarbër Malltezi.

Nga ky moment Xhemal Gjunkshi njeh vetëm ngjitje në karrierën e tij. Ai më 8 gusht 2011 merr detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ndërsa në vitin 2017 u bë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërsa paraardhësi i tij në Komandën e Forcës Mbështetëse, Vladimir Qirjazi, pas shkarkimit u lëviz në një tjetër pozicion derisa sa më vonë u përjashtua totalisht nga forca e armatosura, si një hakmarrje për një shërbim që nuk pranoi ta bënte në shkelje të ligjit.

Në dosjen e SPAK evidentohen dhjetëra veprime prej Qirjazit, komunikime të tij me eprorët, shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ministrat e Mbrojtjes Oketa dhe Imami, deri te presidenti i Republikës.

Gjenerali skrupuloz i shqetësuar nënvizonte se procedura për privatizimin nuk është ligjore dhe se statusi i pronës ishte i paqartë. Ai rezistoi, me gjithë presionet dhe kërcënimet e marra, dhe nuk pranoi kurrë të vinte nënshkrimin e tij në procedurat e gjykuara të paligjshme.

SPAK evidenton në dosje një letër të pa protokolluar, letër ankesë për gjeneral Qirjazin  nga familjet e pronarëve, por disa nga firmosësit e letrës më vonë kanë thënë se nuk e mbajnë mend ta kenë nënshkruar.

Një tjetër letër e konceptuar nga Ilir Kadiu, që rezulton një prej pronarëve dhe që i kishte dhënë Jamarbër Malltezit të drejtën për ta përfaqësuar duke i dhënë 5% të pronës së tij, pretendon për shkelje nga Qirjazi dhe vendosin ultimatum prej 10 ditësh për gjeneralin. Letra firmoset nga sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

Marrë shkas nga këto, me firmë të Sali Berishës nxirret urdhri i datës 16 prill 2009 për t’i ushtruar kontroll Qirjazit.

3 javë më vonë, Ilir Kadiu, një prej pronarëve të pronës, në konflikt total interesi, së bashku me një inspektor tjetër përpilojnë aktin e inspektimit dhe ngarkojnë me përgjegjësi Vladimir Qirjazin dhe kërkojnë masa disiplinore.

Por Qirjazi reziston, edhe pasi në zyrë e kishte thirrur ministri Gazmend Oketa, i cili i kishte thënë ‘duhet të firmoset, ma kërkojnë edhe mua’./Shqiptarja.com

Të lidhura

Dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kur mbahet seanca e radhës
Bota

Dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kur mbahet seanca e radhës

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për të 18-tën herë radhazi në përbërjen e tij të re, pas zgjedhjeve të 9...

11:40 19/05/2025
Apeli i GJKKO vendos dënimet për autorët e atentatit ndaj “të fortit” të Vlorës
Aktualitet

Apeli i GJKKO vendos dënimet për autorët e atentatit ndaj “të fortit” të Vlorës

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimet e dhëna nga shkalla e parë për atentatin e dështuar...

11:25 19/05/2025
Para
Berisha për “Sterilizimin”: Ilir Beqja është autor absolut kryesor, me tre firmat lumturoi Lilon e tij brenda natës

SPAK sekuestroi pronat e Gjokës, Berisha tregon ‘prapaskenat’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kur mbahet seanca e radhës

Dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kur mbahet seanca e radhës

11:40 19/05/2025
Apeli i GJKKO vendos dënimet për autorët e atentatit ndaj “të fortit” të Vlorës

Apeli i GJKKO vendos dënimet për autorët e atentatit ndaj “të fortit” të Vlorës

11:25 19/05/2025
I burgosuri humb jetën në qelinë e Fushë-Krujës, çfarë dyshohet

I burgosuri humb jetën në qelinë e Fushë-Krujës, çfarë dyshohet

10:55 19/05/2025
Të dënuar për trafik droge, arrestohen dy persona me qëllim ekstradimin në Kosovë

Plagosi babanë me armë, në pranga 23-vjeçari në Fier

10:30 19/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.