Investitorët strategjikë po bëjnë kërdinë me tokat në bregdetin shqiptar, një prej të cilëve është edhe bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi. Ky i fundit mori statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti në një nga zonat më të lakmuara të Jonit. Por 5512 m2 të dhëna Gaçit janë sekuestruar nga SPAK, por ndërtimi vazhon.
Një vendim prej 40 faqe i marë në 28 shtator 2023 nga gjyqtarja e gjykatës së Posaçme, Rudina Palloj, ka çuar në bllokimin e një sipërfaqe toke prej 5512 m2, e rregjistruar në emër të shoqërisë “AG.TCC”.
Kjo kompani zotërohet nga Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së jashtme, Olta Xhaçka.
Mbi këtë sipërfaqe toke aktualisht vijojnë ndërtimet për ngritjen e një hoteli luksoz, në kuadër të statusit të investitorit strategjik që ka fituar nga qeveria Rama, ish-deputeti i PS, Artan Gaçi.
Në dosjen hetimore që po heton prokurori i SPAK-ut, Olsi Dado, thuhet se Artan Gaçi ka përfituar një pasuri të paluajtshme mbi të cilën po bën investimin
Kjo pasuri është blerë nga Gaçi tek shtetasi Stavri Mëhilli, një elektricisti të OSHE-së, emri i të cilit doli si dëshmitar dhe tek dosja e Arben Ahmetaj.
Por kjo pasuri prej 5512 m2 e blerë nga Artan Gaçi, rezulton të jetë përfituar fillimisht nga Mëhilli, duke përdorur dokumenta të falsifikuara.
Mëhilli disponon një AMTP të vitit 1991, në emër të babait të tij, Foto Mëhilli.Në këtë dokument ai ka përfituar disa gastra toke, duke u bazuar në ligjin Nr.7501 që flet për “Tokën Bujqësore”.
Të gjitha gastrat dhe sipërfaqet e tokës, janë të pasqyruara në Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP). Në zonën me emërtimin Gjilekë-Perivol, Stavri Mëhilli, ka përfituar 1200 metra tokë bujqësore arrë, të cilën e ka shitur disa vite më parë.
Por pas kësaj, çuditërisht Stavri Mëhilli, sërisht në zonën Gjilekë-Perivol del pronar i një sipërfaqe me të madhe toke prej 5512 m2 të përfituar në bazë të AMTP-së.
Kjo tokë nodhet buzë bregut të detit Jon, dhe është rregjistruar në hipotekën e Vlorës, në “Tokë Arrë”.
Një pjesë e këtyre dokumentave falso mbajnë emrin dhe firmën e kryetarit të bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i cili dy javë më parë u paraqit në SPAK dhe dëshmoi rreth vërtetësisë së firmave dhe vulave të bashkisë Himarë, që janë përdorur në këtë dokumenta.
Ndërsa një pjesë tjetër të disa personave që kanë shërbyer si anëtarë dhe kryetar të komisionit të ndarjes së tokave bujqësore.
Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, ka konfirmuar duke nënshkruar planvendosjen e ngastrës 36/36/1 pa marrë fare parasysh konfigurimin e saj në hartë në raport me kufijtë e shënuar në AMTP dhe pa e verifikuar në raport me ngastrën që i përputhej kësaj pasurie në hartën kadastrale, mbi bazën e të cilës është kryer ndarja tokës bujqësore në kooperativën Gjilek–Dhërmi.
Pas përpilimit të dokumentave të falsifikuara, Stavri Mëhilli në vitin 2019 ka aplikuar në hipotekën e Vlorës, për të rregjistruar sipërfaqen e tokës prej 5512 metra katrorë.
Praktika për rregjistrimin e kësaj pasurie ka qëndruar në hipotekën e Vlorës, pa u trajtuar për rreth 1 vit.
Por befas dikush me influenca të forta dhe ndikim në sferën e hipotekave, ka ndërhyrë në ASHK-në e Vlorës dhe dosja është tërhequr nga pluhuri i haresës, duke u rregjistruar në emër të Stavri Mëhillit.
Më tej ky i fundit ka lidhur një kontratë shitje me kompaninë e Artan Gaçit, “AG.LCC”, duke kaluar pronën në emër të ish-zyrtarit socialist dhe burrit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.
Dy javë më parë Artan Gaçi, u paraqit në SPAK, duke pretenduar se nuk kishte asnjë lidhje me paligjshmërinë e pronës, pasi të gjithë dokumentat i kishte ndjekur kohë më parë Stavri Mëhilli dhe jo ai.
Sipas Gaçit, ai kishte blerë një sipërfaqe toke, duke u bazuar në çertifikatën e pasurisë të lëshuar nga hipoteka e Vlorës, çertifikatë e cila nuk ishte kontestuar me ankesë nga askush qoftë në gjykatë por qoftë në prokurori dhe në hipotekë.
Gaçi ka pohuar në SPAK se ishte bërë pronar i kësaj sipërfaqe toke në muajin shkurt 2020.
Dhe mbi bazën e kësaj sipërfaqeje ai së bashku me aksionerë të tjerë janë shpallur nga qeveria Rama, investitorë strategjikë për ndërtimin e një hoteli luksoz në zonë.
Gaçi mësohet të jetë shprehur në SPAK se nuk ka kryer asnjë krim në këktë çështje, pasi ka blerë një pasuri që ishte rregjistruar në hipotekë.
Sipas tij edhe nëse prona është përfituar nga Stavri Mëhilli përmes dokumentave të falsifikuara, atëherë në këtë rast ai nuk është përgjegjësi por viktima e mashtrimit të bërë nga Stavri Mëhilli.
Hetimet për këtë rast kanë nisur në vitin 2021 dhe SPAK ka rregjistruar dosjen për “Falsifikim të dokumentave”, “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Dyshimet e prokurorëve janë se njeriu që mund të ketë ndikuar në ASHK-në Vlorë për rregjistrimin e kësaj sipërfaqe toke, është pikërisht burri i Olta Xhaçës, Artan Gaçi, i cili disa ditë më vonë do bëhej pronari me letra i saj, duke ja blerë Stavri Mëhillit.
Për të provuar këto dyshime, SPAK po kryen hetime për Artan Gaçin, kryetarin e bashkisë Himarë, Jorgo Goro, zyrtarë të hipotekës në Vlorë, topografë dhe zyrtarë të Bashksisë Himarë dhe punonjës të drejtorisë së tokave në qarkun Vlorë./OraNews