Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përdhunimi në Vlorë, vëllai i viktimës “thyen heshtjen”: Nëse i fal gjykata, unë jo!

11:49 27/10/2023
Reading Time: 4 min lexim

Vëllai i 26-vjeçares, që u përdhunua në grup shokësh dhe u la pa ndjenja në ambientet e një hoteli, ka thyer heshtjen. Ai ka kërkuar dënimin me burg të autorëve, 2 prej të cilëve jënë në qeli dhe një në kërkim, ndërkohë që përflitet se është edhe një i katërt. Vëllai i viktimës së përdhunimit ka treguar se ndodhej jashtë vendit kur u njoftua nga mjekët e spitalit të Vlorës, për atë çfarë i kishte ndodhur motrës së tij dhe u kthyer në Shqipëri. I riu tregoi detaje nga biseda me 26-vjeçaren, e cila i ka rrëfyer se ç’ndodhi gjatë takimit me të dashurin e saj në lokalin në qytetin bregdetar. Ai kërkon dënimin e autorëve nga drejtësia, pasi në të kundërt do të marrë “hak” vetë për motrën e tij.

“Motra më tha që kishte dalë më një djal për të pirë kafe. Pasi kishte shkuar në lokal, motra ka ikur në tualet dhe kur është rikthyer personi me të cilin ishte, i kishte dhënë të pinte një gotë. Më pas i ka thënë hajde ikim që këtej dhe më pas e ka dërguar në hotel në qendër të Vlorës. Motra s’ka qenë e vetëdijshme. Ajo është larguar me një person, personat e tjerë i ka lajmëruar ky në telefon, nuk e di”, tha ai.

Vëllai i 26-vjeçares tregoi se motrës së tij iu është bërë ekspertiza vetëm 5 ditë pas ngjarjes, duke hedhur dyshime mbi arsyet. “Janë katër persona që kanë marrë pjesë në abuzimin e motrës sime, edhe nëse shteti ua fal, nuk ua fal unë. Nëse e bën shteti dhe gjykata, nuk ua fal unë”, u shpreh i riu për euroneës, duke shtuar se dy të arratisurit nëse nuk kapen nga policia, do i gjejë ai vetë. “Dy personat e arratisur nëse nuk i ka shteti do i gjej vetë se ku janë, sepse e di mirë kush janë. I kam marrë vesh që të gjitha, ku rrinë dhe ku i kanë familjarët, vëllezër e motra”, shtoi i riu, i cili u shpreh se 26-vjeçarja është e tronditur dhe frikësuar nga ajo që i ka ndodhur.

“Më morën në telefon nga spitali i Vlorës dhe më treguan. Mjekët më thanë që është gjetur në ambientet e një hoteli të Vlorës. S’më dhanë shumë shpjegime. Unë shkova në spital dhe s’më dhanë asnjë informacion. Unë e kam marrë vesh ditën e shtunë në orën 14:00. Motra nuk mund të fliste, ishte në reaminacion. Ndërsa mjekët nuk dhanë shumë shpjegime.

Ngjarjen e mësova kur u përmend motra. Unë një ditë më parë e kam takuar se isha jashtë vendit, jetoj jashtë. Sa ditë qëndroi në spital? Nga e premtja deri të hënën. Nuk iu është bërë ekspertiza mjekoligjore, tek spitali i Vlorës s’ka asgjë. Iu është bërë pas 5 ditësh, të mërkurën.

Duhet të ishte bërë brenda 72 orëve. Kam dyshime të tjera, se njerëzit paguajnë lekë, korruptojnë. Emra konkret nuk kanë. Janë katër persona që kanë marrë pjesë në abuzimin e motrës sime, edhe nëse shteti ua fal, nuk ua fal unë. Nëse e bën shteti dhe gjykata, nuk ua fal unë. Motra më tha që kishte dalë më një djalë për të pirë kafe. Pasi kishte shkuar në lokal, motra ka ikur në tualet dhe kur është rikthyer personi me të cilin ishte, i kishte dhënë të pinte një gotë. Më pas i ka thënë hajde ikim që këtej dhe më pas e ka dërguar në hotel në qendër të Vlorës. Motra s’ka qenë e vetëdijshme. Ajo është larguar me një person, personat e tjerë i ka lajmëruar ky në telefon, nuk e di. S’kam pasur dijeni për lidhjen e motrës sime. Nuk e di që ai është i martuar. Të shikohet nga kamerat e spitali kush i ka bërë kërcënim motrës sime. Ajo më ka thënë që i ka shkuar një djalë dhe nëna e një prej personave.

Ajo i kishte bërë kërcënim që të tërhiqte denoncimin, motra i ka thënë “jo”. Gjithashtu edhe shoku i një prej këtyre e ka kërcënuar. Dy personat e arratisur nëse nuk i ka shteti do i gjej vetë se ku janë, sepse e di mirë kush janë. I kam marrë vesh që të gjitha, ku rrinë dhe ku i kanë familjarët, vëllezër e motra. Motra ime jetonte në Vlorë prej tre vitesh, ajo ishte në punë atje, punonte në rrobaqepësi. Më tregoi se ishte e lidhur pas ndodhi ngjarja, ajo nuk e ka ditur se ai ishte i martuar. Ishte e frikësuar në spital pasi e kërcënonin. Kur e kanë dërguar në spital nuk ka pasur asnjë polic për ta ruajtur. Gjendja e motrës sime nuk është e mirë, është e tronditur dhe shumë e trembur. Personat që kanë abuzuar me motrën time të marrin burgim të përjetshëm, në të kundërt do të merrem vetë. Nëse shteti nuk merr masa, do të ketë pasoja. I di ligjet sepse kam bërë vetë burg. Përveç motrës, mua dhe nënës s’na kanë kërcënuar.”, tha vëllai i 26-vjeçares.

Të tjera

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin
Aktualitet

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

Tension, zemërim dhe frikë. Kjo është panorama në fshatin Çiflik të Bashkisë Dimal, ku banorët kanë dalë në protestë duke...

12:41 11/01/2026
Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin
Aktualitet

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

Drejtoresha e Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministria e Brendshme, Alma Bime, është arrestuar sërish nga Policia e...

15:41 10/01/2026
Para
“Investitorët strategjikë” pse nuk hetohen? Rama i fal 220 mijë metra tokë Xhillarit

"Investitorët strategjikë" pse nuk hetohen? Rama i fal 220 mijë metra tokë Xhillarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

12:41 11/01/2026
Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

15:41 10/01/2026
SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

14:11 10/01/2026
Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

13:42 10/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.