Këtë të premte kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në përurimin e bustit të babait të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, Konstantinos Mitsotakis, në Dropull. Në fjalën e tij para qytetarëve të Dropullit Rama ka vlerësuar figurën e ish-zyrtarit grek të cilin e ka cilësuar si një poliglot që nuk u nda asnjë ditë nga librat.
“Mjafton ta kesh parë në një material arkivor të televizionit grek ku ai flet me sensin aristokratik të humorit, për kokëfortësinë e gruas së tij arvanitase.
Kujtojmë se kjo ngjarje vjen pas një ‘përplasjeje’ midis Tiranës dhe Athinës zyrtare për çështjen Beleri, pasi ky i fundit u arrestua pak orë para zgjedhjeve të 14 majit ku ishte kandidat i opozitës për Bashkinë Himarë, zgjedhje të cilat i fitoi, por nuk ka mundur të bëjë betimin pasi ndodhet në burg. Greqia e ka konsideruar arrestimin e Belerit si politik dhe ka deklaruar se do bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE, pasi këtë akt e quan shkelje të demokracisë.