Aksident në Berat/ Shoferi i autoshkollës në gjendje të dehur përplas një motorr

Një mjet autoshkolle është përplasur me një motor disa minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur përpara shkollës së mesme “Kristaq Capo” në Berat. Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku fatmirësisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. Policia bën me dije se shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i autoshkollës që ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe ka kryer një manovër të gabuar, por më e rënda është fakti që ai ka qenë në gjendje të dehur.