Lionel Messi është sërish favorit për të fituar Topin e Artë 2023 pas fitimit të Kupës së Botës me Argjentinën.
Vitin e shkuar këtë çmim e mori francezi Karim Benezema pas një sezoni fantastik me Real Madrid. Ish-sulmuesi i Real tashmë luan në Arabi në rradhët e Al-Ittihad.
Duke folur në dokumentarin “Topi i Artë 2022: gara e përjetësisë” e realizuar nga L’Equipe, Messi shprehu vlerësimin e tij për Benzeman.
“Ai e meritoi vërtetë atë çmim vitin e kaluar”, thotë argjentinasi. “Benzema është vërtetë një lojtar i mrekullueshëm dhe ky çmim është mjaft i rëndësishëm për të dhe për futbollin”, deklaroi Messi