Spitali i Traumës në kryeqytet ka bërë publik bilancin e të plagosurve të protestës së mbrëmshme. Përmes një njoftimi shpërndarë për mediat, bëhet e ditur se te Trauma janë paraqitur mbrëmë 19 pacientë, mes tyre 14 efektivë.
Sipas tyre, nga 19 në total, 14 ishin punonjës policie, katër protestues dhe një operator.
Gjithashtu spitali shprehet se gjendja shëndetësore e tyre është e qëndrueshme dhe nuk kanë asnjë rrezik për jetën. Ndërkohë, në deklaratë flitet edhe sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapit, i cili u dhuna gjatë protestës tek ambientet e Kuvendit.