55 persona të vrarë nga sulmet ajrore gjatë natës në Gaza, raportohen nga Hamasi, bën me dije agjencia e lameve AFP. Më shumë se 30 shtëpi u shkatërruan në orët pasi një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se sulmet ajrore në Rripin e Gazës do të intensifikoheshin ndërsa trupat e tij përgatiteshin për një ofensivë tokësore të parashikuar.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, pohoi se sulmet do të ndihmonin në reduktimin e rreziqeve për forcat izraelite, të cilat janë të grumbulluara rreth kufirit. Hamasi u tha civilëve palestinezë në Gaza që të vazhdojnë të lëvizin në jug për sigurinë e tyre, veçanërisht ata që jetojnë në qytetin e Gazës.
Izraeli ka kryer më shumë sulme ajrore vdekjeprurëse në Bregun Perëndimor të pushtuar. I fundit goditi një xhami në Jenin, të cilën ushtria e përshkroi si një qendër komandimi për terroristët.