Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka komentuar bllokimin që i bënë deputetët e opozitës seancës së sotme parlamentare. Në një postim në rrjetin social Facebook ajo shkruan se deputetët e opozitës pasi u sulën me revan ndaj shtëpisë së tyre, tani tentojnë pushtimin e sallës së Kuvendit.
Reagimi i plotë:
FOLTORJA NË TERR
Pasi iu sulën me revan e yrysh, me kazma e qysqi shtëpisë së tyre, sot aradha e mbetur e opozitës pa kokë, tentoi pushtimin e sallës së Kuvendit, asaj që duhej të ishte shtëpia e popullit.
Zunë karriget në tryezën e qeverisë, si dëshmi e dëshirës së papërmbajtur për pushtet pa votë, dhe folën nga errësira me fjalë të zeza.
Për çudi ekstremet puqen: si Biri ashtu dhe Ati. Dje, mbas çdo humbjeje, Luli thoshte: Beteja sapo ka filluar.
Sot Saliu, i humbur pa filluar ende, thotë: tani nisi qëndresa!
Aferim e Selam në udhën e qorrollepsjes në terr!