Mblidhen sërish grupi parlamentar i PD (deputetët e Rithemelimit dhe grupi i Gazment Bardhit). Temë diskutimi në mbledhje do të jetë rrëzimi i komisioneve hetimore, përjashtimi i deputetëve si edhe rrëzimi i kërkesës për reformën zgjedhore.
Bardhi ka kërkuar që të mbahet një qëndrim lidhur me këto zhvillime, ndërsa shtoi se mazhoranca po bllokon çdo hapësirë institucionale duke asgjësuar parlamentarzimin.
Nga ana tjetër ish-kryeministri Berisha u shpreh se duhet të fillojë qëndresa e tyre si parlamentarë.
“Ne nuk bojkotojmë. Kjo është në interesin e Ramës, por do të bëjmë gjithçka për të krijuar hapësiren tonë si parlamentarë”, u shpreh ai.
Sakaq, burime për BalkanËeb bëjnë me dije se deputeti Oerd Bylykbashi ka deklaruar: Ne kërkojmë hapësirën tonë në Kuvend e këtë nuk e firojmë duke u larguar. Ne duhet të qëndrojmë aty e të përplasemi. Betejën do duhet ta bëjmë të fortë në seancë dhe në komisione.