Katër muaj pas emërimit në shkelje flagrante të ligjit, lëkunden pozitat e kapterit dhe kaposhit Alfred Peza në krye të RTSH, institucion të cilin e ka kthyer me shpejtësi në një zgafellë arrogance, shkarkimesh dhe emërimesh arbitrare, intrigash, klientelizmi, nepotizmi, paligjshmërie, mediokriteti ekstrem, diskriminimi fetar dhe harbimi.
Një grup punonjësish të RTSH-së, të shkarkuar nga kapteri në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim flagrant me ligjin, kanë firmosur një peticion, përmes të cilit kërkojnë shkarkimin nga detyra të drejtorit të RTSH-së Alfred Peza, duke renditur të gjitha bëmat dhe paligjshmëritë e tij.
Peticioni i është drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së me në krye Leka Bungon, i emëruar edhe ky në shkelje të ligjit, por që gjithsesi është distancuar nga poshtërsitë e kaposhit të Peqinit në RTSH.
Këshilli Drejtues i RTSH është para një prove të madhe nëse do të anojë në krah të interesit publik, barazisë para ligjit, respektit për taksapaguesit, dinjitetit dhe të drejtave të punonjësve apo do të mbështesë spastrimet e kapterit në RTSH duke krijuar haremin e tij, përdhosjen e institucionit publik, krijimin e terrenit për afera financiare dhe sagën e marrëzive të kaposhit.
Shumica e anëtarëve të Këshillit Drejtues, deri më tani, ka refuzuar dy herë miratimin e shkarkimeve dhe emërimeve klanore të Pezës si dhe pseudoreformën e tij.
Në vend që të jepte dorëheqjen pasi nuk ka mbështetjen e organit që e ka zgjedhur, Alfred Peza ka nisur presionet dhe shantazhet ndaj anëtarëve të Këshillit Drejtues, të cilët refuzojnë të konfirmojnë me votë haremin e kaposhit në RTSH.
Është njësoj sikur Edi Rama të humbasë mbështetjen e shumicës së Parlamentit dhe të vijojë qëndrimin në krye të qeverisë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Gjatë 4 muajve në krye të RTSH, Peza ka sajuar deri tek shkaqe nga më banalet duke shkarkuar dhjetëra punonjës me përvojë të gjatë pune, profesionistë dhe familjarë, duke krijuar një faturë të rëndë financiare, e cila do të paguhet një ditë nga paratë e shqiptarëve. Në vend të të shkarkuarve, Peza ka emëruar mikeshat e tij, dashnore të shokëve, shokë dhe shoqe, gratë dhe familjarë të tjerë të miqve, punonjës të portalit të tij privat, modele, balerina, konkubina etj. Këshilli Drejtues nuk e voton këtë ‘reformë’. E ka refuzuar dy herë, duke i dhënë dy shuplaka kapterit.
Por, kapteri nuk tërhiqet. Do paraqesë edhe herën e tretë dhe të fundit për miratim garnizonin e tij klanor, pa ndryshime.
Janë hequr nga puna punonjës për përkatësi fetare, janë hequr nga puna për një postim në rrjetin social Facebook, për disa minuta vonesë, se pse nuk kanë mbyllur një derë, pse nuk kanë nderuar kapterin kur kalon si kaposh korridoreve me konkubinat etj.
Emërimet dhe shkarkimet skandaloze të Pezës, të pasqyruara në media, kanë shqetësuar edhe kryeministrin Rama, i cili mësohet se ka kërkuar që t’i jepet fund kësaj situate.
Ndërkaq, sipas burimeve, shumica e anëtarëve të Këshillit janë të vendosur të mos votojnë haremin e kaposhit të Peqinit. Por, tashmë Këshilli Drejtues duhet të mbajë një qëndrim për shkarkimin ose jo të Alfred Pezës./Pamfleti