Ditën e djeshme opozita zhvilloi protestën e katërt kombatare e cila nisi në orën 18:30 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku prej fillimit të saj u shoqërua me tensione dhe përplasje.
Protestuesit kaluan kordonin e policisë të vendosur përpara godinës së kryeministrisë dhe hodhën flakandanë, bomba molotovë e benzinë por nuk mundoi edhe kundërpërgjigja e policsë
sipas burimeve të “balkanweb” sot makina e Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku është parë të hyjë në orët e para të mëngjesit në godinën e kryeministrisë. Fotot e mjetit me targe AA747VA, i cili i përket kryeprokurores janë shkrepur rreth orës 9 të mëngjesit të së dielës, vetëm 7 orë pas mbylljes së protestës së mbrëmshme të opozitës së bashkuar.
Kjo lëvizje mendohet se vjen pas akteve të dhunës që shpërthyen në protestë, ku simpatizntët e PD dhe të LSI hodhën bomba molotov ndaj institucionit të Kryeministrisë si dhe u konfrontuan dhunshëm me policinë e shtetit.