Inceneratorët, të cilësuar si mega aferat e shekullit, kanë vjelur para dhe vazhdojnë të vjelin ndonëse nën sekuestro apo edhe më keq janë inekzistent. Gazetari Elvi Fundo ka publikuar emrin dhe foton e “mëkëmbësit kryesor të inceneratorit” të Tiranës. Sipas gazetarit Mark Jaka është njeriu që shërben dhe po tenton të manipulojë të vërtetën për aferën e inceneratorëve duke ndërhyrë në media, qeveri dhe gjyqsor. Fundo bën me dije se ky person është krahu i djathtë i “trurit” të inceneratorëve, Mirel Mërtirit dhe baxhanaku i këtij të fundit.
“Në foto Mark Jaka, mëkëmbësi kryesor i inceneratorëve sot në Tiranë. Njeriu që shkon zyrave të shtetit, që ndjek studiot ligjore e përdor gazetarët për sulme.
Njeriu që tenton të manipulojë të vërtetën për aferën e inceneratorëve.
Ky është krahu i djathtë i Mirel Mërtirit, dhe baxhanaku i tij.
Nga ky kanë dalë dhe janë çuar edhe disa kallëzime për të devijuar hetimet për të shpëtuar Mërtirin.
Gjithçka kanë bërë thjesht kanë groposur njëri-tjetrin dhe më keq.
Këta bjeri Ahmetajt e Zotos dhe zbuluan çdo skutë që ende nuk dihej. Duke u bërë një nder shqiptarëve, u hoqën qafe Ahmetajn, por historia ende nuk është mbyllur.
Fix rasti kur zihen dy fiton një i tretë. Por duket se i 3-ti që do fitoren është deri në fyt brenda”, shkruan gazetari Elvi Fundo.
Sipas gazetarit Gugallja dhe Mërtiri kërkuan azil politik në Vjenë, pasi Mark Jaka i ka strehuar atje. Fundo shton se Mark Jaka po bën gjithçka që paratë e inceneratorit që nuk ekziston të vazhdojnë të shkojnë te Mirel Mërtiri dhe banda e inceneratorëve.
“Te ky person Mark Jaka, fshihet në Vjenë Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri. Ky është njeriu që po bën gjithçka që paratë e inceneratorit që nuk ekziston në Tiranë, të vazhdojnë të shkojnë te Mërtiri dhe banda e inceneratorëve”, përfundon gazetari Elvi Fundo, duke bërë publike edhe foton e Mark Jakës, njeriut që po tenton të shpëtojë “lëkurën” e Mirel Mërtirit dhe grupit të tij.