Policia ka shoqëruar tetë persona si të dyshuar për plagosjen shtetasit nga Afganistani, pasditen e 14 tetorit në Malësinë e Madhe. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shinave të trenit në fshatin Fermëku katër shtetas afgan janë sulmuar nga një grup personash shqiptar. Konflikti ka dgraduar deri në përdorimin e armëve, nga ku ka mbetur i plagosur një nga shtetasit afganë, I cili është dërguar në Spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht katër afganët e kanë patur të vështirë të komunikojnë me policinë vendore të Shkodrës për shkak se nuk dinin asnjë gjuhë të huaj përveç gjuhës së tyre. I plagosuri dhe tre shokët e tij mësohet se janë emigrant ilegalë të cilët po tentonin që të kalonin në mënyrë të parregullt nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe më pas me destinacion shtetet e Bashkimit Europian. Dyshohet se konflikti ka nisur për pagesën që do bënin afganët që shqiptarët t’I ndihmonin për të kaluar kufirin dhe në këtë mënyrë i kanë sulmuar duke bërë që njëri prej tyre të mbesë i plagosur. Policia e Malësisë së Madhe dhe e Shkodrës mbërritën në vendngjarje duke nisur menjëherë hetimet. Deri më tani është bërë shoqërimi i tetë personave, dëshmitarë dhe mes të cilëve edhe të dyshuar si autor të plagosjes së 17-vjeçarit nga Afganistani.
Numri i shtetasve nga vendet e treta që vijnë si emigrantë të paligjshëm në Shkodër është shtuar ndjeshëm. Të gjithë objektiv kanë kalimin ilegal nga Shkodra në Malin e Zi dhe më pas drejt vendeve të BE. Disa herë policia vendore e Shkodrës ka goditur personat që merren me trafikimin e këtyre emigrantëve por sërish për trafikantët e qenieve njerëzore vijon të mbetet një punë që sjell goxha të ardhura.