Kryesia e Partisë Socialiste e mbledhur mëngjesin e sotëm ka marrë një vendim të rëndësishëm dhe kjo sa i përket zgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet administrative të 30 qershorit.
Durrësi padyshim që ka qenë një nga qytetet më të përfolur dhe kjo për arsyen sepse pritej rikandidimi i Vangjush Dakos, por mesa duket nuk do të ndodhë ashtu.
Tashmë për Durrësin është bërë zyrtare që personi që do kandidojë për kryetar bashkie do jetë Valbona Sako, e cila aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Tatimeve të këtij qyteti.
Gjithashtu deri më tani janë zyrtarizuar edhe disa emra të tjerë të cilët janë:
Kastriot Gurra për Librazhdin, Erion Veliaj për Tiranën, Armando Subashi në Fier; Majlinda Bufi për Roskovecin, Sotiraq Filo për Korçën; Gledjan Llatja në Elbasan; Pjerin Ndreut në Lezhë dhe Safet Gjici për Kukësin, Dritan Leli për Vlorë, Ardian Gurma për Sarandën dhe Arben Rugia në Kavajë.
Ndërkohë që është duke u përfolur për Shkodrën emri i prefektit të sapoemëruar Valdrin Pjetri , ndërsa në Bashkitë Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Pukë dhe Vau Dejës ku do të kandidojnë përkatësisht Tonin Marinaj, Fran Tuci, Gjon Gjonaj dhe Mark Babani.
Mister mbeten ende emrat e kandidatëve për bashkinë Dibrër, Vorë, Gjirokastër dhe Selenicë.