Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dënimet për aferën e djegësave, Tomorri: Koka ka përgjegjësitë e veta, por kryesori është Engjëll Agaçi

22:33 06/10/2023
Reading Time: 3 min lexim

GJKKO dha dje vendimet për aferën me djegësin e Elbasanit ku për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka u dha dënimi 5 vite e 8 muaj burg, ndërkohë që më herët u dënua me 6.8 vite burg për inceneratorin e Fierit. Kujtojmë se ish-deputeti Alqi Bllako u shoall i pafajshëm për akuzat per djegësin e Elbasanit.

Por për gazetarin Klodian Tomorri Koka nuk duhej të ishte i dënuari kryesor, por në vend të tij duhet të ishte, Engjëll Agaçi, sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Tomorri ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se “po kërkohet një peshk i madh dhe copëzimi i dosjeve shkon në këtë skenar për të shpallur Lefter Kokën si kreun e aferës së inceneratorëve, por të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se inceneratorët nuk ishin biznesi i Lefter Kokës.”

“Inceneratori i Fierit dhe Elbasanit nuk kanë qenë asnjëherë koncesion, por kanë qenë PPP. Kjo e fundit është kur privati e ndërton me lekët e tij dhe shteti e paguan, e shlyen me këste. Kurse koncesioni kur ti merr të drejtën e një pasurie. Inceneratori i Tiranës është koncesion. Ai ndërton inceneratorin me paratë e veta, më pas publiku, bashkia i paguajnë për 30 vite sasinë e mbetjeve që depozitohen me tarifën 29 euro për ton.

Ndërsa po të ishte për çështje paligjshmërie, nuk duhet të ishte Lefter Koka i dënuari kryesor, por të tjerë, sepse personi zyrtar që ka detyrimin për të verifikuar ligjshmërinë e akteve është sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit, që verifikon përputhshmërinë ligjore të akteve që kalojnë në qeveri.

Duket se këtu po kërkohet një peshk i madh dhe copëzimi i dosjeve shkon në këtë skenar për të shpallur Lefter Kokën si kreun e aferës së inceneratorëve, por të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se inceneratorët nuk ishin biznesi i Lefter Kokës. Sigurisht ish-ministri i Mjedisit ka përgjegjësitë e veta”-tha Tomorri.

Lista e plotë e të dënuarve:

Lefter Koka, i pafajshëm për veprën “shpërdorim i detyrës”, fajtor për veprat penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim. Dënohet me 8 vite e 6 muaj, në aplikim të gjykimit të shkurtuar rezulton në 5 vite e tetë muaj.

Pëllumb Abeshi, fajtor për veprën “shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, dënohet me 4 vite burg, me uljen e 1/3 dënohet me 2 vite e 8 muaj burg.

Bardhul Çabiri, dënohet me 2 vite burg për veprën “shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim. Sipas vendimit të GJKKO-së, ai është liruar nga burgu, vetëm nëse nuk vuan ndonjë vepër tjetër.

Mirel Mërtiri u deklarua fajtor për veprën “korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim. U dënua me 10 vite burg, por me gjykimin e shkurtuar 6 vite e 8 muaj.

Stela Gugallja u deklarua fajtore për veprën “korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim. U dënua me 7 vite burgim, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar ajo dënohet me 4 vite e 8 muaj burg.

Klodian Zoto u deklarua fajtor për veprën “korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim. Në total u dënua me 10 vite, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënohet me 6 vite e 8 muaj burg.

Serafin Papa dënohet 2 vite burg, por me gjykimin e shkurtuar shkon në 1 vit e katër muaj burg për veprën “shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, sipas GJKKO-së, në bazë të nenit 261/1  dhe 389 të K.Pr. Penale caktohet shuarja e veprës penale.

Jonida Zeqo dënohet me 4 vite burg, për veprën penale “shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, por me gjykimin e shkurtuar i mbetet 2 vite e 8 muaj. Të dënuarës do t’i mbahet në konsideratë edhe koha e vuajtur me “masën arrest në shtëpi”. Zeqos i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Tre prej të dënuarve për aferën e inceneratorit të Elbasanit vuajnë dënimin edhe për inceneratorin e Fierit.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Turqia thotë se i “neutralizoi” 26 militantë në Siri, dy në Turqi

Turqia thotë se i “neutralizoi” 26 militantë në Siri, dy në Turqi

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English