Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ditën e sotme Komisioni i Ligjeve do të marrë në shqyrtim propozimin e Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës. Ky shqyrtim vjen dy vjet pas propozimit nga Partia e Lirisë, sipas të cilit i heq dy taksa çmimit të naftës.
“Pas rreth 2 vjetësh, sot Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, merr në shqyrtim propozimin e Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës.
Ky propozim i heq dy taksa çmimit të naftës dhe për pasojë ul çmimin e naftës për qytetarët dhe biznesin”, deklaron Meta.