Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga emigrimi në Francë, tek ngjitja në skenat e mëdha botërore, artisti franko-shqiptar rrëfehet në “Flasim”

11:11 30/09/2023
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij të radhës ka pasur të ftuar artistin franko-shqiptar me famë ndërkombëtare, Angjelin Preljocaj.  Ky i fundit gjatë intervistës, është shprehur se mërgimi i ka dhënë mundësinë që të jetë si me dy krena “pak si shqiponja shqiptare”.

“Por do t’i kthehem çështjes sime personale, kjo më ka dhënë mundësinë të jem pak si me dy krena, pak si shqiponja shqiptare. Një kokë që vjen nga babai, nga Vermoshi, etj, dhe koka tjetër që vjen nga Franca, që më ka pritur, që ka pritur prindërit e mi më saktë, dhe që më ka bërë ky që jam sot, domethënë njeri i pasionuar pas artit, pas baletit dhe është diçka që më ka ndërtuar dhe më bën të mundur sot të ekzistoj ndryshe, falë mërgimit”, tha Angjelin Preljocaj.

Pjesë nga intervista:

Rama: Në episodin e tretë, të sezonit të dytë, të podkastit FLASIM kam një të ftuar shumë të veçantë, i cili flet një shqipe të vjetër dhe një frëngjishte të re. Angjelin Preljocaj mirëmbrëma!

Angjelin Preljocaj: Faleminderit!

Rama:  Është kënaqësi e madhe. Do të bëj të gjitha përpjekjet për të folur ne gjuhen frënge, e cila më është shkatërruar nga të mosfolurit prej kohësh. Apo mos ti do të flasësh shqip?

Angjelin Preljocaj:  Unë do të flas frëngjisht, dhe kur më vjen fjala, kam me folur shqip.

Rama:  Kështu. Sikurse e dëgjoni nga theksi, Angjelini vjen nga Franca, por me rrënjët nga Vermoshi. Kjo është, rrënjët e tua, janë në Vermosh?

Angjelin Preljocaj:  Po.

Rama:  Dhe më kujtohet gjithmonë, sa herë flas për ty, sa herë që flitet për ty, apo sa herë dëgjoj emrin tënd në një bisedë, më kujtohet diçka shumë e bukur që ke thënë në një intervistë herën e parë kur erdhe në Shqipëri, po tregoje për jetën tënde. Ke thënë që ndoshta kam marrë rrugën e kërcimit në barkun e nënës, kur prindërit e mi u arratisën nëpër male. Nëpër rrugët e thepisura, duke lëvizur në barkun e nënës sime, më fort se zakonisht, fillova të vallëzoja.

Angjelin Preljocaj: Ëhë, është e vërtetë. Është gjithashtu ideja se rruga e mërgimit është një rrugë pothuaj artistike, gjë që na jep mundësinë të reflektojme se ç’është mërgimi, çfarë është emigracioni, të gjithë këto çështje që përshkojnë epokën tonë dhe në mënyrë të tmerrshme në këtë moment. Por do t’i kthehem çështjes sime personale, kjo më ka dhënë mundësinë të jem pak si me dy krena, pak si shqiponja shqiptare. Një kokë që vjen nga babai, nga Vermoshi, etj, dhe koka tjetër që vjen nga Franca, që më ka pritur, që ka pritur prindërit e mi më saktë, dhe që më ka bërë ky që jam sot, domethënë njeri i pasionuar pas artit, pas baletit dhe është diçka që më ka ndërtuar dhe më bën të mundur sot të ekzistoj ndryshe, falë mërgimit. Pra po i kthehem serish mërgimit.

Rama: Para mbërritjes në Francë, është ndalesa në Ulqin, ku u vendosën  prindërit e tu, pasi u arratisën nga Vermoshi në një kamp refugjatësh.

Angjelin Preljocaj:  Në Gerrovo.

Rama:  Pra ti linde dy javë pas mbërritjes në Francë?

Angjelin Preljocaj:  Po

Rama:  Pra, nuk doje të “dilje” pa qenë i sigurt se do të vije në jetë në Francë.

Angjelin Preljocaj:  Me sa duket po.

Të lidhura

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

Në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë familjare, ku vajza 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj gjatë...

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet
Bota

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimin...

12:19 15/05/2025
Para
PD denononcon tenderin: Zv. ministrja e Arsimit merr qindra miliona lekë për kompaninë e saj private pa garë

PD denononcon tenderin: Zv. ministrja e Arsimit merr qindra miliona lekë për kompaninë e saj private pa garë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.