Skip to content
Të Gjitha

Rama shpreh ngushëllimet: Zarifen do ta përcillnin si nuse, por sot po e përcjellim me flamur

· 1 min lexim

Ditën e sotme janë kryer edhe homazhet për ushtaraken e rënë në Letoni, Zarife Hasanaj, ku ka folur edhe kryeministri Edi Rama.

Rama në fjalën e tij ka thënë se Hasanaj është dëshmorja më e re e atdheut dhe ndonëse familja priste ta nxirrte me fustan të bardhë, sot del e mbuluar me flamurin shqiptar.

“Dëshmorja më e re e republikës. Familja priste t’a përcillte me fustan të bardhë dhe me dhëndrrin, por sot e përcjell të mbështjellë me flamurin kuqezi. Shpreh ngushëllimet më të thella si kryeministër, si prind, si vëlla. Për të gjithë të afërmit e vajzës, që tanimë i përket të gjithë atyre që ikën, nga kjo botë me gjakun dhe emrin shqiptar. Vajza e përcjellë me flamurin kuqezi, është simbol i përkushtimit për atdheun, që e kanë krijuar dhe krijojnë qënien e patjetërsueshme të FA.”-tha Rama.