Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule në një dalje për mediat këtë të mërkurë ka deklaruar se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, i cili ndodhet pas hekurave për ka folur sot dhe për korrupsion zgjedhor do ta drejtojë bashkinë deri në vitin 2027. Beleri nuk ka bërë betimin pasi ndodhet në burg, por sipas Dules nuk ka asnjë dispozitë ligjore që e çon procedurën në përfundim mandati.
“Do ju thosha që nuk ka asnjë afat ligjor që e kufizon z.Beleri të kryejë betimin që nga momenti që ka shprehur dëshirën, që në momentin e parë për t’iu përgjigjur ligjit dhe Kushtetutës. Për rrjedhojë që nga momenti që z.Beleri për asnjë çast nuk ka refuzuar që të bëjë betimin, nuk ka asnjë dispozitë ligjore që e çon procedurën në përfundim mandati. Z. Beleri është kryetari i zgjedhur i Bashkisë dhe si i tillë do ta drejtojë atë dhe mandati i tij përfundon si i gjithë kryebashkiakëve të tjerë në vitin 2027”, deklaroi Dule.