Rrësheni u trondit paraditen e të martës, pasi u vra me breshëri kallashnikovi Martin Bardhi dhe mbetën të plagosur Olti Gjini, Ilir Bardhoku, Indrit Bardhi (djali i xhaxhait të viktimës) që janë dërguar në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Por një detaj nga hetimi është zbuluar në lidhje me atentatin e sotëm. Mësohet se nuk ka qenë rastësore data 26 për tu kryer atentati, pasi 6 muaj më parë në po ktë datë është kryer një atentat ndaj Saimir Reçit, ngjarje për të cilën viktima është akuzuar dhe kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu. Konfliktet midis fisit Reçi dhe Bardhi janë të hershme dhe kanë shkaktuar disa ngjarje kriminale, pistë në të cilën po heton edhe policia.
“Do të vij me një thikë kaq”: Vdekja që të gjithë e panë duke ardhur
"Prisni ju se çfarë do të ndodhë sot." Këto fjalë u thanë hapur në një klasë shkolle, përpara mësuesve, nxënësve...