Skip to content
Të Gjitha

E rëndë/ Grabisin shtëpinë e mjekut në Librazhd gjatë natës, vjedhin disa milionë lekë dhe bizhuteri

· 1 min lexim

Një grabitje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Librazhd ku banesa e një mjeku është grabitur. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në legjen nr.1 dhe është bërë publik gjithashtu edhe identiteti i mjekut, Kujtim Albrahami.

Nga raportimet e para mësohet se grabitësit kanë hyrë në shtëpi gjatë natës dhe nën kërcënimin e thikës e kanë detyruar mjekun Albrahami që t’i doëzojë kursimet e tij. Bëhet fjalë për 10-12 milion lekë të vjetra të vjedhura dhe disa bizhuteri.

Nga dëshmia që i është dhënë policisë, në momentin e ngjarjes, në shtëpi ndodheshin vetëm bashkëshortët, të cilët kanë mbetur edhe të plagosur lehtë për shkak të dhunës fizike të ushtruar.

Tashmë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar të gjitha pistat e mundshme dhe ende nuk ka hedhur asnjë dyshim mbi grabitësit.