Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte sot në një mbledhje me kryesinë e partisë. Meta vuri theksin tek aksioni opozitar duke evidentuar skandalet e qeverisë.
Kreu i PL-së u ndal edhe tek operacioni policor anti-drogë pak ditë më parë, ku u arrestuan 233 persona në mbarë vendin. Për të ky operacion ishte një lajm i mirë, megjithatë thjesht tërhoqi vëmendjen nga arrestimi i Amant Josifit në Dubai.
Ilir Meta: “Ishte një lajm pozitiv aksioni për kapjen e personave shpërndarës të drogës. Ajo që ishte interesante ishte përpjekja për të shmangur një lajm të rëndësishëm, arrestimi nga autoritetet spanjolle i ish-këshilltari i ish-ministres së mbrojtjes dhe ish-partner i vëllai të kryeministrit për një aferë skandaloze të përmasave 2.4 miliardë euro ku epiqendra e këtij aktiviteti ishte Shqipëria dhe roli kyç që kishte pasur ky individ. Atë që nuk mund ta bëjë drejtësia e shteti i kapur nga Edi Rama e bëri drejtësia spanjolle. Kjo tregon kush është I lidhur me nivelet më të larta gëzon anashkalimin e drejtësisë dhe të institucioneve”, u shpreh Meta.