Skip to content
Kronikë

“E kam për përdorim vetjak”/ Kultivonte kanabis në banesë, arrestohet Enca

· 2 min lexim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga këngëtaren e njohur Ruensa Haxhiaj, e njohur me emrin e artit Enca.

Bëhet me dije se këngëtarja 27-vjeçare akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Forcat e komisariatit nr. 1 kanë zbuluar në apartamentin e saj në periferi të Tiranës, 5 vazo ku ishin mbjellë hashash.

Në dëshminë e saj pas prangosjes, këngëtarja ka thënë se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me Encën është arrestuar edhe i dashuri i saj i ri, Mickey Neblett, të cilin e ka publikuar shumë herë në Instagram.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Balcony”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja.

Sekuestrohen bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.