Pak ditë më parë ka bërë bujë të madhe skema e mashtrimit që është përdorur me pronësinë e dy pallateve në Kashar, mirëpo sot na vjen një e re tjetër nga kjo ngjarje.
Një nga të arrestuarit ishte dhe ish-kryetari i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia, mirëpo sot pasi ka dalë para gjykatës, është vendosur që të lirohet dhe të merret masa detyrim paraqitjeje.
Fuçia u akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për disa prona në këtë zonë, ndaj dhe për ta mbrojtur ka zgjedhur një nga më “të mirët”, Neshat Fanën, i njohur gjerësisht si avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Fana ka kërkuar lirimin e klientit të tij dhe mesa duket e ka arritur me sukses.
Para gjykatës janë edhe ish-përgjegjësi i Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit Jurgen Memisha, ndërtuesi Stefan Caushit, Vjollca Panit, Sekretare e Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit si dhe inxhinierja, Miranda Dyrmisha të akuzuar të gjithë për shpërdorim detyre dhe falsifikim pronash.