Poliocia e Tiranës ka vënë në pranga Alban Bengasin sapo ka zbritur në aeroportin e Rinasit, teksa po kthehej nga Dubai. Bengasi rezulton i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.
Kujtojmë se ishin dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, që fundosën Bengasin, i cili sipas të penduarit të drejësisë e kishte paguar 120 mijë euro për t’i ekzekutuar bashkëshorten.
Operacioni i koduar “Plumbi i Artë”, ka nisur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia”. Dëshmitë e tyre dhe provat e gjetura në telefonin e Dumanit që mbeti i plagosur në përballjen me Talo Çelën, ndihmuan SPAK në zbërthimin e grupeve kriminale dhe vrasjeve të organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.